Site icon Telegrafi

Fanellat e Manchester Unitedit për sezonin 2020/2021

(Foto: Twitter/Manchester United)

Adidas dhe Manchester Unitedi i kanë prezantuar fanellat e reja për ndeshjet si nikoqir në sezonin 2020/2021.

Drejtori i dizajnit, Inigo Turner, ka thënë se për edicionin e ri, i kanë hulumtuar vlerat dhe ikonografinë që lidh sportin me tifozët dhe u përpoqën t’i shkrinin me modernitetin dhe inovacionin, në mënyrë që të krijonin diçka që i lidh njerëzit dhe qëndron për unitetin.

Fokusi i trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe skuadrës së tij ka qenë ‘ADN-ja e Manchester Unitedit’, ndërsa fanella e re ka për qëllim që të shprehë veçoritë thelbësore të ADN-së së klubit.

(Foto: Twitter/Manchester United)

Krahas fanellave tradicionale për tifozët e rritur, ekzistojnë edhe fanella të dizajnuara në mënyrë specifike për fëmijët dhe femrat.

Fanella e kuqe kombinohet me brekë të bardha dhe çorapë të zinj, ndërsa për herë të parë do të vishen nga lojtarët në ndeshjen e të mërkurës (5 gusht) në kuadër të Ligës së Evropës kundër LASK. /Telegrafi/

Exit mobile version