Telegrafi

Fanella legjendare e Maradonas shitet për 55 mijë euro për t’i ndihmuar personat e prekur nga coronavirusi në Itali

Diego Maradona ka falënderuar Ciro Ferraran për shitjen e fanellës 33-vjeçare me numrin 10-të të tij në vlerën e 55 mijë eurove për t’i ndihmuar kështu personat e prekur me coronavirus në Napoli.

Ferrara dhe Fabio Cannavaro kishin krijuar një fondacion për të ndihmuar qytetin e tyre, në këto momente të vështira ekonomike në Itali.

Ishte bërë e ditur se shuma e fondacionit ka pësuar rritje, fal shitjes së fanellës së legjendës argjentinasi, derisa jo i ishte dhuruar Ferraras nga Maradona në kohën kur ishin bashkëlojtar.

“Ne kemi fituar një ndeshje tjetër për Napolin dhe për të dashurit tonë napolitanë”, ka shkruar Maradona në Facebook.

“Ndoshta kjo është ndeshja më e madhe që e kemi fituar së bashku, të bashkuar siç kemi bërë gjithmonë. Të falënderoj Ciro, pasi edhe një herë më bërë të ndjehem emocionale dhe të jem pjesë e këtyre personave të mrekullueshëm”.

“Ti më lejove t’i dëgjojë 80 mijë persona në San Paolo, derisa duhet të rrisim shumën në 80 mijë euro në falënderim të numrit tim, 10-të”, ka shkruar ai më tej. /Telegrafi/

Asta | Subasta | Auction Ciro Ferrara

Abbiamo vinto un’altra partita Ciro Ferrara. Forse la più importante. L’abbiamo vinta insieme, uniti come abbiamo sempre fatto.Fabio e Paolo Cannavaro, Ciro e Diego, insieme ad altri 26 grandi giocatori. L’abbiamo vinta per Napoli ed i nostri Napoletani. Ti ringrazio Ciro, perché mi hai fatto provare una volta ancora l’emozione di essere parte di questo magnifico popolo. Mi ha permesso di riascoltare gli ottantamila del San Paolo. Ottantamila esatto, proprio come i fondi raccolti con la vostra iniziativa, anche grazie alla mia numero 10. Ho sentito quella gioia e il loro calore. Indimenticabile. Sono onorato di aver contribuito ad aiutare la nostra gente per l’acquisto di beni di prima necessità, in questo momento senza precedenti. Grazie a tutti voi della Fondazione Cannavaro-Ferrara. Per sempre vicino a voi.#JeStoVicinoATe #DiviseCheUniscono #UnitiPerNapoli

Publiée par Diego Maradona sur Samedi 25 avril 2020