Përfaqësuesja e Nigerisë është një nga më të përfolurat për momentin në botë.
Kjo pasi fanellat e saj po cilësohet si nga më të bukurat nga 32 ekipet pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
Dizajni i tyre është i inspiruar nga ai i viti 1994 dhe po pëlqehet tej mase.
Në Nigeri tifozët kanë shkuar aq larg sa që kanë filluar t’i dekorojnë edhe automjetet me ngjyrat e fanellave.
Ndoshta në Rusi ata nuk do të jenë shumë në numër, por me siguri tifozët neutral nuk do hezitojnë të veshin fanellat e Nigerisë.
‘Super shqiponjat’ janë pjesë e Grupit D së bashku me Argjentinën, Islandën dhe Kroacinë.
Në rast se do arrinin të kalonin grupin (vetëm dy skuadrat e para vazhdojnë tutje), atëherë do ishte një arritje. /Telegrafi/
The hype is everywhere. pic.twitter.com/5cTHboNIoS
— B/R Football (@brfootball) June 1, 2018