Telegrafi

Fanella ‘e fundit’ e Cristiano Ronaldos te Man Utd është shitur në ankand për një shifër të çmendur

Fanella e Manchester Unitedit të cilën Cristiano Ronaldo e veshi në paraqitjen e tij të fundit dhe ndoshta të përfundimtaren për klubin është shitur për mijëra euro në një ankand.

Fanella e bardhë si mysafire që Djajtë e Kuq e mbajtën veshur kundër Aston Villa në fillim të këtij muaji është blerë nga një ofertues i paidentifikuar kinez për më shumë se 39 mijë funte apo rreth 45 mijë euro.

Fanella mund të jetë e fundit që superylli portugez e mbajti vesh për klubin anglez.

Ronaldo me fanellën e ndeshjes së fundit

Një intervistë e diskutueshme e kohëve të fundit me Piers Morgan ka dëmtuar marrëdhëniet e 37-vjeçarit me klubin nga Old Trafford, me Unitedin që ka njoftuar se ata “kanë nisur hapat e duhur” në përgjigje të asaj që u tha.

Kjo mund të sugjerojë se kohës së sulmuesit në klub po i vjen fundi, më pak se 18 muaj pasi ai u kthye.

“Është e vërtetë që Manchester United është i përgatitur të udhëzojë Cristiano Ronaldon që të mos kthehet në Carrington pas Kupës së Botës”.

“Ky është plani siç qëndrojnë gjërat. Ky është një nga hapat e parë pas intervistës – të tjera do të pasojnë në ditët në vijim”, ka thënë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Kthimi i Ronaldos në United nuk ka qenë aq i lavdishëm sa shumë e prisnin.

Pavarësisht se shënoi 18 gola sezonin e kaluar, pesë herë fituesi i Topit të Artë humbi vendin e titullarit në ri urdhrat e Erik Ten Hag. /Telegrafi/