Snøhetta është edhe një ndërtesë e mrekullueshme: Fanari do të jetë i ndërtuar nga druri dhe do të ndriçojë si fanar në hyrje të limanit Esbjerg
Fanari (lanternen) është ndërtesë rrethore e drunjtë në të cilën do të jetë e vendosur qendra e aktiviteteve sportive në ujë, me seli të shumë klubeve sportive, salla për trening, depo dhe punëtori.
Dizajni i cili është krijuar nga WERK Arkitekter, paraqet homazh të traditës detare. Qëllimi i dizajnit të këtillë është që të krijojë hapësirë unike urbane, e cila theksohet në raport me qytetin në prapavijë, transmeton Telegrafi.
Forma e ndërtesës është e hapur dhe inkluzive dhe u mundëson vizitorëve t’i qasen brendësisë së saj nga secili “kënd”.
Ndjenja e sinqeritetit është theksuar më shumë me sipërfaqet e mëdha të dritareve, të cilat janë radhitur përgjatë gjithë fasadës, andaj edhe nga brendësia mund të kënaqeni duke e shikuar detin.
Dritaret e shumta në ndërtesë kanë edhe një funksion – të ndriçojnë ndërtesën kur bie errësira në mënyrë që të dukej si lanternë apo fanar.
Pritet që lanterna e drunjtë të përfundohet deri në vitin 2021. /Telegrafi/