Site icon Telegrafi

Familjet në nevojë nisin aplikimin për subvencionimin e qirasë – “Inkluzioni” ofron ndihmë ligjore falas

Zyrtarja ligjore e organizatës joqeveritare “Inkluzioni” në Gjilan, Verona Maloku, ka pritur në takim grupet vetëpërkrahëse për t’iu ofruar ndihmë në programin për subvencionimin e qirasë për familjet në nevojë.

Maloku për Telegrafin tha se disa nga familjet në nevojë tashmë kanë aplikuar në këtë prorgram dhe janë adresuar në zyret e organizatës për të marrë udhëzime falas në përpilimin e shkresave ligjore

Ajo ka theksuar se kjo mbështetje është e hapur për familjet që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi dhe për ato që përballen me vështirësi ekonomike.

Subvencionimi i qirasë për familjet në nevojë - OJQ ‘Inkluzioni’ ofron ndihmë pa pagesë në përpilimin e shkresave ligjore
Lexo po ashtu Subvencionimi i qirasë për familjet në nevojë - OJQ ‘Inkluzioni’ ofron ndihmë pa pagesë në përpilimin e shkresave ligjore

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe nënave vetëushqyese të tyre, duke i ndihmuar të përfitojnë nga programet mbështetëse”, ka deklaruar Maloku.

Ndryshe, organizata “Inkluzioni” ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar pa pagesë familjet në nevojë, duke njoftuar se mbështetja mund të merret në zyrat e organizatës.

Vlen të theksohet se ky program është iniciativë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan dhe synon të ndihmojë familjet me gjendje të rënduar ekonomike. /Telegrafi/

Exit mobile version