Familja zemërthyer e pronarit të Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha, kanë hedhur një kurorë lulesh jashtë stadiumit King Power pas arritjes së tyre në Angli.
Srivaddhanaprabha ishte njëri nga pesë personat e vdekur tragjikisht të shtunën në mbrëmje, kur helikopteri i tij u rrëzua pas barazimit 1-1 me West Hamin.
Megjithatë, vdekja e tij u konfirmua vetëm në mbrëmjen e së dielës, edhe pse gjatë gjithë ditës nuk u ndalen homazhet rreth stadiumit të Leicesterit.
Djali i pronarit të Dhelprave, Aiyawatt dhe gruaja e tij Voramas Srivaddhanaprabha arritën vetëm sot (e hënë) në mëngjes me anëtarët e tjerë të familjes së tyre.
Ata shkuan te vendi i aksidentit jashtë stadiumit të klubit dhe hodhën kurora lule në vendin ku u vendosën qindra tjera tashmë nga tifozë të ndryshëm, duke përfshirë edhe qirinj.
Këtë pasdite, edhe lojtarët arritën në stadium për të parë lutet e shumta dhe gjithçka tjetër që ishin hedhur për Vichai dhe viktimat e tjera.
Në një moment emocional, sulmuesi i Cityt, Jamie Vardy vuri dorën e tij rreth djalit të Vichai, Aiyawatt “Top” Srivaddhanaprabha duke e ngushëlluar për vdekjen e të atit.
Përveç kësaj, tek të gjithë futbollistët e Leicesterit, ashtu edhe te trajneri vërehej një mërzitje e madhe për njeriun që i bëri kampion dhe i futi në histori të futbollit. /Telegrafi/