Familjes Luta nga fshati Tupallë e Komunës së Medvegjës po provohet t’ tjetërsohet prona dhe ajo t’i bartet një serbi të kësaj komune. Kështu ka deklaruar Naif Luta, i cili përmes një letre publike ka denoncuar rastin.
Në letrën e publikuar në ueb faqen “Medvegja.net, Luta thotë se “Para disa javësh krejt papritur e kemi kuptuar që e tërë prona e familjes Luta ne Tupalë e që janë rreth 65 hektarë paska dalur në emër të një personi të quajtur Pavle Drashkoviq nga fshati Vrapcë, Medvegjë.
Letra e plotë e familjes Luta
“Te nderuar miq dhe sidomos familjare, farefis, miq e bashkevendas Medvegjas.
Unë jam Naif (Bajram) Luta i lindur në fshatin Tupallë dhe me vendqëndrim në Bazel të Zvicrës.
Dëshiroj të ju njoftoj dhe të sqaroj për opinionin e gjerë të interesuar mbi rastin që ka ndodhur me pronën e familjes sonë Luta në fshatin Tupallë, Medvegjë.
Para disa javësh krejt papritur e kemi kuptuar që e tërë prona e familjes Luta ne Tupalë e që janë rreth 65 hektarë paska dalur në emër të një personi të quajtur Pavle Drashkoviq nga fshati Vrapcë, Medvegjë. Ne pjestarët e familjes së gjerë Luta këtë person as nuk e njofim e as nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë marrëveshje me te. Jemi të befasuar e jashtëzakonisht të brengosur mbi tjetërsimin e paligjshëm që i është bërë pronës tonë familjare e që ka qenë në pronësi të familjes tonë e të parëve tonë me shekuj. Ende nuk po arrijm të kuptojmë se si është e mundur kjo të ndodhë, përpos që mund të konstatojmë që me qëllim të përfitimit personal, është punuar tinëz nesh si pronar ligjor e real.
Lidhur me këtë ne familja Luta kemi kërkuar ndihmë juridike dhe kemi angazhuar përfaqësusin tonë ligjorë dhe e kem lajmruar rastin pran organeve kompetente në Serbi. Deri më tani kemi kuptuar këto fakte:
– Qenka bërë një proces skandaloz i tashëgimisë, përplot fallsifikime ku e tërë prona e familjes Luta i është bartur tanimë të ndjerit Veljko S. Lutiq nga Beogradi (kusheri yni nga martesa e përzier), pa diturinë e shumicës absolute të familjes Luta – ku jemi mbi 15 familje.
– Menjëherë pas kësaj i lartpërmenduri Drashkovic në bashkëpunim me një avokat nga Lebana (Aleksandar Stevanovic – i njëjti që ka udhëheqë procedurën fiktive trashëgimore) i kan bërë padi tërësisht false e të pa-argumentuar të ndjerit Veljko Sahit Lutiq. Në padinë skandaloze shkruan se Pavle Drashkoviq kërkon të drejtën e përcaktimit të drejtës së pronës në bazë të mirëmbajtjes!!.
– Më pas përmes presionit, mashtrimit apo falsifikimit kan arriturr që të marrin autorizimin dhe nënshkrimin e të ndjerit Veljko, por i cili ka ndrruarr jetë vetëm dy ditë pas seancës gjyqësore!!
– Pastaj Drashkoviq me avokatin e përmendur dhe bashkëpuntorë tjerë potencial kan bërë kontratë në emër të Veljkos tanimë të ndjerë, me autorizimin e dhënë avokatit A.S. thjesht duke u shtirur që nuk e dinë që ka vdekur. Dhe kështu e kan regjistruar në kadastër pronën në emër të P. Drashkoviq.
– Sipas informative që kemi P. Drashkoviq është duke prerë pyje në pronësi të familjes tonë dhe duke gënjyer e shpërndarë të pavërteta në Medevgjë që ka blerë pronën dhe pyjet nga familja Luta.
Ju bëjmë me dije që familja Luta nuk ka shitur as tokë as troje as nuk ka autorizuar ndokend për prerje të lëndës drusore në pronën tonë. Të implikuari dhe të gjith bashkëpuntorët e tyre që e kan bërë këtë mashtrim do të përgjigjën materialisht dhe penalisht për veprat e tyre ngase ne familja Luta nuk hjekim dorë me asnjë çmim nga pronat tona shekullore.
Lusim bashkëvendasit dhe njerëzit qëllim-mirë që për çdo informacion që mund të na ndihmojnë të na kontaktojnë.
Me respekt Familja Luta” (sic.), thuhet në letër. /Telegrafi/