Telegrafi

Familja publikon imazhe të Schumacherit, por kritikohet ashpër prej fansave të legjendës së Formula 1 (Foto)

Michael Schumacher ka katër vjet që gjendet në gjendje kome dhe rreth shëndetit të legjendës së Formula 1 nuk ka informacione të sakta.

E gjithë kjo pasi që familja po e mban gjermanin jashtë jetës publike dhe se askush nuk di se çfarë po ndodh me Shumin.

Megjithatë, familja herë pas here po publikon fotografi të vjetra të 48-vjeçarit, të cilat kanë bërë që të hidhërohen fansat e shtatë herë kampionit të “Formula 1”.

Lexo po ashtu Edhe një lajm i keq prej Schumacherit, ai po humb në gjatësi dhe peshë

Një hap i tillë ka shkaktuar një numër të madh të komenteve negative nga fansat të cilët në fakt presin postime rreth gjendjes së tij shëndetësore.

“ Nuk e kuptojmë familjen e tij që postojnë fotografi të tilla, dhe nuk po bëjnë asgjë publike për gjendjen e tij shëndetësore”, është njëri nga komentet e fansave.

Ndryshe, Schumi gjatë pushimeve dimërore për skijim në alpet zvicerane kishte pësuar një aksident të rëndë dhe prej asaj kohe gjendet në gjendje koma.

Bashkëshortja e gjermanit ka pohuar ditë më parë se ish-pilotin e Ferrarit do ta dërgojë për shërim në SHBA. /Telegrafi/