Telegrafi

Familja Pozzo nuk ndalet, dëshiron ta blejë edhe një klub tjetër evropian

Kanë në pronësi të tyre Udinesen me vite të tëra, por nuk janë ndalur me kaq.

Familja e njohur italiane, Pozzo është pronare edhe e klubit elitar anglez, Watford City ndërsa më parë kishin në pronësi edhe Granadan.

Pas dështimit në kampionatin spanjoll, familja Pozzo u largua nga Granada duke u fokusuar në dy klubet, Udinesen dhe Watfordin.

Por sipas asaj që ka shkruar ‘Il Messagero’, familja Pozzo është duke dëshiruar ta blejë edhe një skuadër.

Skuadra belge Oud-Heverlee Leuven, së shpejti mund të jetë në pronësi të familjes Pozo.

Krerët e klubit belg janë në bisedime të avancuara me familjen e famshme italiane dhe marrëveshja pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme.

Kujtojmë që Leuven është një skuadër që bënë gara në Ligën e Dytë të Belgjikës.

Kjo skuadër ka një histori të re, pasi është formuar në vitin 2002 dhe ka arritur të jetë edhe pjesë e elitës së futbollit belg. /Telegrafi/