Site icon Telegrafi

“Familja ime refuzoi para që do të ndryshonin jetën, në mënyrë që të luaja për Manchester United” – Rashford flet për fëmijërinë e tij

Në një intervistë të dhënë për The Players’ Tribune , Marcus Rashford ka mbrojtur me pasion angazhimin e tij te Manchester United, ndërsa është ndalur të flas edhe për fëmijërinë e tij.

Kohët e fundit, ka pasur një rritje të publicitetit negativ ndaj Rashford, veçanërisht për shkak të rënies së tij në formë.

Sulmuesi, 26 vjeç, ka treguar se si ka mundur të jetë shumë i pasur sa ishte 11 vjeçar, pasi shumë klube iu ofruan me oferta të frikshme.

“Unë u rrita këtu [në Manchester United]. Kam luajtur për këtë klub që kur isha fëmijë. Familja ime refuzoi paratë që do të më ndryshonin jetën kur isha fëmijë, në mënyrë që të mbaja këtë llogo”.

“Kur isha rreth 10 ose 11 vjeç, po merrja shumë vëmendje dhe kishim të gjitha llojet e agjentëve dhe klubeve që përpiqeshin t’i kontaktonin me familjen”.

“Manchester United ende nuk më kishte nënshkruar për një kontratë dhe njerëzit po ofronin të gjitha llojet e gjërave”.

Lexo po ashtu Cili është problemi më i madh i Manchester United - një analizë që tregon pikën e dobët më të madhe të Djajve të Kuq

“Disa klube na ofruan para që do të ndryshonin jetën. Kishte oferta si:“Ne do t’i blejmë familjes një shtëpi, do të vendosim makina në garazhin tuaj. Ne do të ndryshojmë jetën e familjes tuaj”.

“Në atë kohë, mamaja ime punonte si arkëtare në Ladbrokes. Vëllai im punonte për AA. Ata kishin të drejtë të më thoshin: “Nënshkruaje marrëveshjen”.

“Por ata e dinin që ëndrra ime ishte të luaja për Manchester United, kështu që ata kurrë nuk më bënë presion”, ka thënë Rashford.

Lexo po ashtu "Nuk flasin më me njëri-tjetrin", në Angli zbulojnë detaje rreth përplasjes Rashford - Ten Hag

Durimi u shpërblye pasi Rashford përfundimisht u bë pjesë e ekipit të të rinjve dhe më pas doli në ekipin e parë.

26-vjeçari ka kaluar shumë dhe dashuria e tij për Man United është e dukshme. /Telegrafi/

Exit mobile version