Telegrafi

Familja e Michael Schumacher do të ngritë padi për intervistën e rreme të bërë duke përdorur inteligjencën artificiale

German formula one world champion Michael Schumacher smiles on a piste near the ski resort Madonna di Campiglio, Italy. The Ferrari racing team in Madonna di Campiglio meets for a traditional skiing holiday under the motto 'Wrooom'.

Familja e Michael Schumacher thotë se do të nisë një veprim ligjor ndaj një reviste gjermane e cila përdori inteligjencën artificiale për të gjeneruar një intervistë të rreme me figurën e madhe të Formula 1.

“Die Aktuelle” e publikoi një imazh të ish-shoferit të F1 në ballinën e revistës së saj, me titullin i cili përkthehet “Michael Schumacher, intervista e parë”.

Schumacher nuk ka bërë asnjë paraqitje publike që nga fundi i vitit 2013 pasi që pësoi një demtim të rëndë në tru në një aksident skijimi gjatë një pushimi me familjen në Alpet Franceze, me shumë pak informacion publik rreth gjendjes së tij, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

“Asnjë gjysmë fjalie nga miqtë. Por përgjigje nga ana e tij! Nga Michael Schumacher”, pretendoi botimi, përpara se të zbulonte se e ashtuquajtura intervistë ishte krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale.

Një zëdhënës i familjes Schumacher për revistën sportive ESPN konfirmoi se ata do të ndërmarrin veprime ligjore si përgjigje ndaj këtij artikulli. /Telegrafi/