Familja Emiliano Salas e di se ai është i vdekur, sipas njeriut që ndihmoi në udhëheqjen e operacionit të rimëkëmbjes.
Drejtori i kompanisë së kërkim shpëtimit, “Bluewater”, David Mearns – njeriu që gjeti të hënën rrënojat e aeroplanit në shtratin e detit të kanalit anglez – thotë se familjarët e Salas dhe pilotit, David Ibbotson tani duan që trupat e të afërmve të tyre të rikthehen.
Këtë javë shpëtuesit gjetën një trup brenda rrënojave të “Piper Malibu N264DB”. Megjithatë, hetuesit nuk kanë konfirmuar ende nëse trupi i takon Salas 28-vjeçar ose i pilotit 59-vjeçar britanik, Ibbotson.
Mearns tha për gazetën argjentinase se Clarin “Gjëja më e rëndësishme është trupi. Rikthimi i trupit është më i rëndësishmi për këto familje. Aeroplani është një çështje tjetër dhe lidhet me përcaktimin e shkakut të aksidentit. Por ajo që këto familje e dinë në këto momente është se të dy kanë vdekur dhe çfarë duan janë të rimarrin trupat e tyre”.
Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore konfirmoi të hënën se një trup është i dukshëm, i cili është 75 metra nën sipërfaqe.
Transferi i ri i Cardiff Cityt është zhdukur që nga 21 janari, pasi aeroplani që drejtohej nga piloti David Ibbotson ishte zhdukur mbi English Channel (La Manche).
Ndryshe, Sala ishte udhëtuar drejt Uellsit për të përfunduar transferimin në Cardiff City nga Nantes. /Telegrafi/