Site icon Telegrafi

Falë kësaj bime, kurrë më nuk do të shihni merimanga as ndonjë insekt tjetër në shtëpinë tuaj!

Ditëve të ngrohta shkaktohen edhe situata të cilat na detyrojnë që të luftojmë me insektet në shtëpitë tona

Shumica e njerëzve nuk di se si të ballafaqohet me këtë problem në mënyrë natyrore dhe të sigurt.

E pra, a e keni ditur që merimangat urrejnë mendrën (Mentha piperita)?

E gjitha që mund të bëni është të përzieni vajin e pepermintit dhe ujin dhe t’i qitni në një shishe, e cila ka spërkatës.

Zonat e sulmuara nga merimangat siç janë dritaret dhe dyert dhe çdo qoshe në shtëpi, thjesht spërkatni me këtë tretje.

Pastaj, merimangat dhe insektet e tjera do të zhduken, transmeton Telegrafi.

Menta është një bimë që njihet që nga antikiteti për të mirat e shumanshme që i ofron shëndetit tonë. I përket familjes labiate, të llojit menta dhe është në forma të ndryshme.

Ajo përmban ujë, fibra, proteina, shumë minerale (kalcium, kalium, magnez, fosfor, natrium), vitamina (të grupit A, B, C e D) dhe aminoacide.

Ndër të tjera, nga esenca e vajit të mentës përftohet mentoli, një lloj alkooli që i duhet pjesës më të madhe të produkteve farmaceutike.

Shfrytëzohet shumë në mjekësi, për prodhimin e çajeve, për shërimin e organeve të tretjes dhe organeve të frymëmarrjes, në kozmetikë, farmaci dhe industrinë ushqimore. /Telegrafi/

Exit mobile version