Telegrafi

Falë fitores në ndeshjen e parë, Shkupi kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Shkupi ka kaluar në raundin e dytë të garës kualifikuese në Ligën e Konferencës, falë fitores në ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 0:5 ndaj ekipit lituanez Hegelmann Litauen.

Ndeshja e sotme e luajtur në Shkup, u mbyll me rezultatin e barabartë 0:0.

Shkupi edhe pse dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes, nuk arriti të shënojë në rrjetën kundërshtare.

Në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, Shkupi do të përballet me Levskin e Bullgarisë. Ndeshjet e para të raundit të dytë janë në program më 25/26/27 korrik. Ndërsa ato kthyese një javë më vonë./Telegrafi/