Është e bujshme ajo që ndodhi në Coliseo Bicentenaro të Kolumbisë dhe mund të konsiderohet pa dyshim si surpriza më e madhe e Botërorit të futsal.
Kampionët e Brazilit u eliminuan nga Irani. Aventura e Selecaos u mbyll kështu në 1/8 , por mbi të gjitha kjo ishte ndeshja e fundit e karrierës me fanellën e Kombëtares për Alessandro Rosa Viera që njihet më shumë me emrin Falcao.
Çdo gol i tij është një spektakël, por kampioni nuk arriti të mbante lotët. Kundër Mozambikut kishte thyer rekordin e Tobias duke i bërë me 45 gola shënuesi më i mirë i historisë së Botërorëve.
https://www.youtube.com/watch?v=HCZEyMW25ZU
Gjatë ndeshjes me Iranin që në kohën e rregullt u mbyll në barazim 4-4, ai ia doli të shënonte edhe një tregolësh duke shkuar në kuotën 48.
Me penallti fitoi Kombëtarja e Iranit që në çerekfinale do të përballet me Paraguain.
https://www.youtube.com/watch?v=sW6YAO1nZYs