Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao, ka thënë se asgjë nuk është mbyllur pas ndeshje së parë me Manchester Cityn.
Ndeshja u mbyll me rezultat 5-3 për anglezët në një përballje ku spektakli kishte fjalën kryesore.
“Asgjë nuk është mbyllur. Për fat të keq ne nuk arritëm fitoren. Tani ne duhet të përgatitemi për ndeshjen kthyese që e luajmë në shtëpi”, ka thënë Falcao.
Monaco ka shënuar hiq më pak se 111 gola këtë sezon duke u kthyer në një makinë golash.
Me tri gola jashtë fushës, shumëkush beson që Monaco do ta thotë fjalën e saj në ndeshjen kthyese. /Telegrafi/