Telegrafi

Falcao një vrasës i vërtetë: 12 goditje drejt portës, 11 gola

Monaco ka shënuar fitoren e radhës në ligën elitare franceze.

Kampioni aktual i Ligue ka shkatërruar si mysafirë skuadër e drejtuar nga trajneri argjentinas, Marcelo Bielsa, Lille.

Sulmuesi kolumbian si duket i është rikthyer formës që e kishte para disa vjetësh te Atletico Madrid.

Radamel Falcao deri më tani ka shënuar 11 gola dhe udhëheq listën e golashënuesve në shtetin francez.

Por, ajo që e bën vrasës këtë sezon futbollistin është efikasiteti, ku nga 12 gjuajtje ka qenë i saktë 11 herë.

Ndryshe, Monaco zë pozitën e dytë të renditjes tabelore me 18 pikë, po aq sa ka edhe lideri PSG. /Telegrafi/