Site icon Telegrafi

Faktorët vendimtarë në Milan – Inter

1. Mungesa e Zlatan Ibrahimovic

Nuk ka dyshim se suedezi ka qenë njeriu më i rrezikshëm i Milanit këtë sezon. Ish-ylli i Interit ka shënuar 14 gola deri tani në Serie A dhe ka asistuar në shumë gola tjerë të Rossonerëve.

Megjithatë, kuq e zinjtë do të duhet t’ia dalin pa shërbimet e asit kryesor të shtunën për shkak të një suspendimi. Ibrahimovicit iu tregua kartoni i kuq në ndeshjen ndaj Barit duke u suspenduar me dy ndeshje për shkak të veprimit josportiv në këtë takim. Milani ka pësuar humbje ndaj Palermos në ndeshjen e parë pa Ibrën dhe mbetet të shihet nëse Rossonerët do t’ia dalin ta mposhtin Interin pa asin suedez.

2. Beteja e holandezëve

Një prej shkaqeve kryesore pse Interi është në formë të jashtëzakonshme është asi Wesley Sneijder. Holandezi ka qenë në formë të jashtëzakonshme javëve të fundit dhe do të kërkojë që t’i ndihmojë skuadrës së tij për një fitore kruciale në San Siro.

Sidoqoftë, mesfushori kreativ nuk do ta ketë dhe aq lehtë pasi do të ketë punë me bashkëkombasin Mark Van Bommel në mesfushë. Holandezi është bërë shumë shpejtë lojtar i rëndësishëm për Rossonerët dhe beteja e holandezëve mund të ketë impakt të madh në rezultatin përfundimtar.

3. A mund Milani ta ndalë Eto’on?

Çfarë ka qenë Ibrahimovic për Milanin, ashtu ka qenë edhe Eto’o për Interin. Golat e shumtë të shënuar nga kamerunasi këtë sezon e kanë ndihmuar Interin që të rikthehet në binarë për Scudetto dhe ai do ta kërkojë golin e 20-të në Serie A këtë sezon pikërisht ndaj Milanit.

Dyshja defensive e Milanit, Alessandro Nesta dhe Thiago Silva do të bëjnë çmos për ta ndalur Eto’on, ndërsa ky i fundit sigurisht se nuk do të ketë punë të lehtë. Nëse Rossonerët arrijnë ta ndalin Eto’on, Interi do të vuajë për një rezultat të mirë në San Siro, por Nesta dhe Silva duhet të qëndrojnë të fokusuar për 90 minuta për ta bërë këtë.

4. Besimi i Julio Cesar

Braziliani është zhvilluar në një prej portierëve më të mirë këtej pari që pas kalimit te Interi nga Chievo në verën e vitit 2005. Megjithatë, portieri 31 vjeçar nuk po kalon një prej sezoneve më të mira.

Julio Cesar ishte pjesërisht përgjegjës për eliminimin e Brazilit nga Botërori 2010, ndërsa duket se kjo ka ndikuar në formën e tij me Interin. Portieri nuk ka treguar stabilitet në dy sfidat ndaj Bayernit dhe kjo përpak sa nuk u kushtoi Nerazzurëve. Julio Cesar mund të mos ketë besim të madh ndaj Milanit, por nuk duhet as se si t’ia lejojë vetes një gabim.

5. Goli i parë, krucial për rezultatin final

Goli i parë do të jetë krucial kur Milani dhe Interi të ndeshen të shtunën në mbrëmje. Në pesë ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave – ekipi që shënoi i pari, fitoi në fund – ndërsa një skenar i ngjashëm mund të jetë në letra për të shtunën.

Më herët gjatë këtij sezoni, Zlatan Ibrahimovic ndihmoi Rossonerët të fitojnë tri pikët me golin hapës të minutës së pestë. Interi bëri çmos për të barazuar por nuk arriti ta gjejë rrjetën.

Interi ka besim luajsh pas formës së mirë javëve të fundit, ndërsa një gol i hershëm do të ishte një shtytje tjetër në besim. Për Milanin, goli hapës do të mund ta rikthente besimin se janë në rrugë drejt titullit.

Jeni bërë gati për derbin? Ndoshta, por para se t’i përfundoni ato ju tifozë të të dyja taboreve shprehni mendimin tuaj mbi këtë sfidë, rezultatin, fituesin dhe lojën në tërësi. Shprehuni në hapësirën për komente…

 

/Telegrafi/

 

 

Exit mobile version