Telegrafi

Faktet që tregojnë se penaltia e Ramos duhej përsëritur (Foto/Video)

Sergio Ramos humbi penaltinë për Spanjën në duelin e zhvilluar mbrëmë ndaj Kroacisë.

Stuhia e Kuqe pësoi humbjen e parë pas shumë kohësh dhe Ramos ishte një prej fajtorëve për shkak se humbi penaltinë për epërsinë e Spanjës.

Megjithatë, kjo penalti është dashur të përsëritet.

Pos që u ndihmua nga Modric, portieri Subasic bëri edhe një gjest tjetër jo lojal, shkruan Telegrafi.

Ai doli afro dy metra nga porta e tij gjatë penaltisë së Ramosit dhe pos tij edhe dy lojtarët tjerë vrapuan barabart me Ramosin në momentin që ai gjuajti penaltinë, me ç’rast spanjollët as nuk kishin afat që të shënonin nga topi i kthyer.

Gjyqtari duket se bëri një gabim evident dhe këtë e kanë vlerësuar shumë ekspert, pasi penaltia është dashur të përsëritet.

Shikoni foton dhe videon e Telegrafi Sport: