Site icon Telegrafi

Fakte të pakëndshme për lidhjen me mashkullin më të vjetër

Ajo që më së shumti ju pëlqen tek është mosha
Jo vetëm për shkak të pamjes rinore dhe të lëkurës së fytyrës pa vija, por edhe për shkak të faktit që mund t’ju zbulojë aq shumë, gjë që është ndjenjë specifike e forcës ndaj së cilës të gjithë meshkujt tregojnë dobësi. Të jesh më i vjetër dhe më i mençur, është ndjenjë e fuqishme për të dhe e gjithë ajo ka lidhje vetëm me të, por assesi jo me ju.

Me siguri ekziston arsye e fuqishme përse nuk ka vajzë të moshës së tij
Mos qëndroni gjatë në afërsi të tij, sepse nuk është e domosdoshme të jeni ju ajo e cila do t’i mësojë gabimet në kokën e tij dhe të zbulojë – përse nuk është i aftë për lidhje me personin e moshës së tij.

Prindërit tuaj do të jenë të palumtur
Tensionet të cilat i krijojnë gënjeshtrat e vazhdueshme dhe ikja nga shtëpia do të krijojnë acarime në marrëdhëniet tuaja, por nëse prindërit zbulojnë lidhjen tuaj – për çdo ditë do të ballafaqoheni me grindje.

Seksi me të do të ketë më shumë rëndësi seç ju mendoni
Ai është vetëm seks i mirë dhe të gjithin e përjetoni ekskluzivisht në nivel fizik? Mirëpo shpejt vjen koha kur do t’ju krijojë kokëçarje dhe do ta bini në një situatë kur do të nervozoheni dhe do të qani, sepse ai nuk do t’ju paraqitet dhe nuk do ta dini se ku ndodhet.

Nëse jeni në të njëjtin nivel emocional – nuk është gjë e mirë
Ai është rritur në një shoqëri dhe gjeneratë krejtësisht tjetër nga juaja, dhe do të duhej të jetë para jush për një dekadë të tërë emocionale! /Telegrafi/
 

Exit mobile version