Organizata jordaneze e eSports, FATE Esports ka siguruar një partneritet dy-vjeçar me platformën e turneve të eSports FACEIT.
Ky bashkëpunim synon të përforcojë ekosistemin e eSports në rajonin ‘MENA’ Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, dhe fillimisht do të fokusohet në skenën e lojës CS:GO.
Si pjesë e bashkëpunimit kompanitë do të krijojnë një CS:GO ‘Hub’ me emrin FATE në platformën e FACEIT.
Big things are happening 🌊
FATE X @FACEIT #April5 #MENACSGO pic.twitter.com/4D8nf6SHXh
— FATE (@FATEesports) April 1, 2022
Pavarësisht se partneriteti është i fokusuar në CS:GO, njoftimi nuk përjashton bashkëpunime të mundshme me tituj të tjerë lojërash në të ardhmen.
Mohammad Majali, Themeluesi i FATE, komentoi: “Fokusi ynë ka qenë gjithmonë të forcojmë dhe përshpejtojmë rritjen e esports në rajon. Marrëdhënia jonë me FACEIT bëhet një rreth i plotë në dritën e këtij partneriteti pasi platforma ka luajtur një rol integral në ndërtimin e lojtarëve të FATE gjatë gjithë viteve”.
/Telegrafi/