Site icon Telegrafi

Facebook u jep reklamuesve të dhënat private të përdoruesve

Duket sikur sapo Facebook të nxirret nga një skandal i privatësisë, ata gjejnë veten të përfshirë në një tjetër. Këtë herë ky skandal vjen në formën e kontaktit të informacionit privat, i cili u zbulua me anë të një raporti nga Gizmodo, në bashkëpunim me profesorin e shkencave kompjuterike Alan Mislove.

Në raportin e tyre, ata gjetën se reklamuesit ishin në gjendje të targetojnë përdoruesit në bazë të informacioneve që nuk ishin publike. Kjo nënkupton që informacioni mund të jetë diçka që keni ndarë me Facebook për qëllime sigurie, si një numër telefoni që mund të arrihet për të rimarrë llogarinë tuaj, e kështu me radhë.

Gizmodo dhe Mislove testuan këtë teori në të cilën njëri prej tyre bleu një reklamë në shënjestër të Mislove dhe u dha atyre një numër fiks për zyrën e Mislove, një numër që ai kurrë nuk iu kishte dhënë Facebook, por megjithatë brenda një ore e pa reklamën e caktuar.

Gjatë vitit të kaluar, Kashmir Hill nga Gizmodo pyeti ekipin PR të Facebook-ut nëse ata përdorin kontaktin e informacionit në hije për reklamat, me ç’rast ata mohuan këtë praktikë. Por ky testim duket se dëshmon ndryshe. Për  nuk është vetëm një rast i njëhershëm, sepse një grup studiuesish të tjerë kryen analiza të ngjashme dhe gjetën rezultate të ngjashme.

Mislove tha: “Unë mendoj se shumë përdorues nuk e kuptojnë plotësisht se si funksionon sot reklamimi: reklamuesit mund të përcaktojnë saktësisht se cilët përdorues duhet të shohin reklamat e tyre duke ngarkuar adresat e emailit të përdoruesve, numrat e telefonit, emrat, datat e lindjes etj.”

Ndërkohë, për ata që duan të mësojnë më shumë rreth gjetjeve nga studiuesit, drejtohuni në faqen e internetit të Mislove për detaje. /Telegrafi/

Exit mobile version