Telegrafi

Facebook të fitojë shumë para nga video-reklamat!

Sipas firmës Topeka Capital thuhet se Facebook do të gjenerojë deri në 900 milionë dollar në vit nga reklamat me video, të cilat faqja do t’i shesë online për ata që duan të reklamojnë në këtë format.

Kur kombinohen të hyrat dhe paratë shtesë që Facebook do t’i marrë nga rrjeti tjetër social Instagram, do të shihet se rrjeti më i madh social në botë do ta monetizojë mjaft shumë bazën e saj të përdoruesve, edhe në rastet kur një shërbim sikurse ky i video reklamave nuk do të pëlqehet nga përdoruesit e saj të thjeshtë, të cilët nuk reklamojnë në rrjetin social. / Telegrafi /