Telegrafi

Facebook tani edhe me GIF’a në komente

Vjen një lajm i mirë për mbi 1.6 miliardë përdorues të rrjetit social Facebook të cilët poashtu janë fansa të GIF-ave. Gjiganti social së shpejti do të mbështes edhe fotot e lëvizshme të formatit GIF.

Për fillim, përdoruesit do të mund të postojnë GIF në komente.

“Secilit i pëlqen një GIF i mirë dhe ne e dijmë se njerëzit dëshirojnë të kenë mundësinë t’i përdorin ato në komente,” ka bërë të ditur një zyrtar i Facebook.

“Kështu, ne jemi duke e testuar opsionin e postimit të GIF në komente, mirëpo po e ritheksojmë se tani për tani ky është vetëm një test.”

Fillimisht, tipari do të jetë i mundshëm vetëm për një numër të vogël të përdoruesve në Facebook, dhe nëse ata e vlersojnë pozitivisht, funksioni do të shpërndahet tek të gjithë përdoruesit.