Telegrafi

Facebook sjell risi në News Feed

Në ndryshimet që do t’i bëjë Facebook besohet se në News Feed do të na shfaqen më shumë gjëra sesa ne do të duam t’i shohim.

Njerëzit kanë filluar të raportojnë për News Feed të përmirësuar, pasiqë top storjet e paraqitura janë ato që ata mund t’i pëlqejnë, komentojnë ose shpërndajnë.

Facebook ka thënë se ata i pyetën mbi 1000 njerëz të cilët kanë marrë pjesë në panelin rreth cilësisë dhe gjithashtu kanë anketuar mijëra përdorues të tjerë për të treguar se çfarë është ajo që ata do të donin të shihnin në faqen e tyre në Facebook.