Facebook ka lëshuar një përditësim të ri për aplikacionin e saj të famshëm – Facebook Messenger dhe versioni i fundit i aplikacionit tani vjen me mbështetje për Spotify.
Spotify është tani në dispozicion në aplikacionin e Facebook Messenger dhe ju mund të ndani muzikën tuaj me miqtë tuaj brenda aplikacionit.
“Ne jemi duke e bërë të lehtë për ju që miqtë tuaj ta dinë se çfarë muzike ju pëlqen juve në çdo moment. Ndërsa jeni duke biseduar, prekni More dhe pastaj zgjidhni Spotify për të filluar. Ose në qoftë se një mik ju dërgon një këngë, vetëm klikoni “Open” për të kaluar në Spotify për të filluar dëgjimin”.
Versioni i fundit i aplikacionit Messenger nga Facebook tani është në dispozicion për tu shkarkuar nga dyqane të ndryshme të aplikacioneve mobile.