Telegrafi

“Facebook s’është më një rrejt social”

Morin citon një studim të Profesorin Robin Dunbar në Universitetin Oxford, sipas të cilit “një rrjet social nuk ka kuptim të jetë më i gjerë sesa një grup prej 150 miqsh, që është maksimumi i mundshëm, ku relatat dhe komunikimi mes këtij grupi të jetë i frytshëm.”

Sipas Morin, Facebook duhet të kishte ndërhyrë për të limituar numrin e miqve që mund dhe duhet të kesh në profilin tënd, pasi ky është edhe qëllimi i rrjetit social. “Imagjinoni një individ që ka një mesatare prej 150 vetësh të miqve në Facebook dhe që ka diçka të ngjashme në Twitter dhe Linkedln. Është një komunikim kaotik, fals dhe i pavërtetë ku ne shkojmë sërisht në pikën fillestare, aty ku komunikojmë me dikë pa e njohur atë.” – shprehet ish-facebooksi Morin. /Telegrafi/