Telegrafi

Facebook së shpejti me dizajn të ri

Para një viti, drejtori dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg për dizajnin e ri të asaj kohe pati thënë se është një “gazetë e personalizuar”. Në atë kohë, fotot dhe videot në Facebook ishin më të mëdha, ndërsa storjet ishin të ndara në karta, ndërsa shiriti anësor në anën e majtë ishte më i hollë dhe më elegant.

Mirëpo, duket se Facebook përsëri ka ide të reja për freskimin e faqes së saj, e cila tashmë është konfirmuar se do të freskohet, për të sjell ndryshime të reja, dhe dizajn të ri.

Megjithatë, versioni i ri i faqes së Facebook thuhet se është në fazën testuese, dhe se njerëzit janë të kënaqur me pamjen e re, edhe pse disa prej tyre e kanë më të vështirë që ta përdorin faqen në tërësinë e saj.

Në javët në vijim, dizajni i ri i Facebook do të paraqitet tek të gjithë përdoruesit, ndërsa shkronjat brenda rrjetit social do të shfaqen varësisht nga sistemi operativ të cilin e ka përdoruesi në kompjuterin e tij. / Telegrafi /