Telegrafi

Facebook Save mundëson ruajtjen e përmbajtjes, për shikim të mëvonshëm

Dhe sigurisht se Facebook i di shumë prej shprehive tona, prandaj edhe ka vendosur që ta lëshojë një funksion të ri në faqe, për të na e bërë më të lehtë ruajtjen e statuseve, mesazheve apo përmbajtjes interesante, përmes butonit të ri i cili është i ngjashëm me opsionin e “bookmarking” në ueb, me të cilin ne i ruajmë faqet tona të preferuara.

Në fakt, sot Facebook e ka prezantuar funksionin e ri të quajtur Save, të cilin e ka vënë në dispozicion për kompjuterë dhe telefona mobil.

Tipari i ri i Facebook vepron si një “bookmark” (listë e faqeve të ruajtura) për ruajtjen e artikujve që janë interesant për ne, dhe përmbajtjes tjetër, të tillë si linkat, vendet, filma, shfaqje televizive apo muzikës.

Artikujt e ruajtur mund të kontrollohen më vonë për shikim në ueb ose në pajisjen tuaj mobile. Plus, ju mund të ndani të gjitha vegzat e ruajtura me miqtë tuaj në Facebook. /Telegrafi/