Telegrafi

Facebook, sa më shumë miq, aq më shumë probleme!

Sa më shumë që një përdorues shton njerëz në rrethin shoqëror – si, miq, të afërm, bashkë-punëtorë, shokë të klasës – aq më shumë ka gjasa që i njëjti të vihet në siklet.

Studimi ka analizuar ndjenjat e më shumë se 300 përdoruesve të Facebook, me një moshë mesatare prej 21 vjeç. Studiuesit gjetën se pothuajse 55 për qind e prindërve ndjekin fëmijët e tyre në Facebook. Përveç kësaj, më shumë se gjysma e punëdhënësve thonë se nuk e kanë punësuar dikë bazuar në përmbajtjen e postuar në Facebook.

Kur përdoruesit postojnë përmbajtje ajo mund të jetë e pranueshme për një rreth shoqëror, por jo për një tjetër (për shembull, miqtë e shkollës mund të pëlqejnë një foto nga një aheng i çmendur në të cilin ju keni qenë, mos prisni që edhe prindërit tuaj ose punëdhënësit të ndjejnë të njëjtën gjë), dhe ky fakt ngre nivelin e stresit, pasi që njerëzit përpiqen të paraqesin një personalitet të pëlqyeshëm për të gjithë miqtë dhe lidhjet e tyre në Facebook.