Telegrafi

Facebook ri-freskon News Feed

Funksioni i Facebook i njohur për të gjithë si News Feed ka ndryshuar nga lista e dikurshme e menysë së risive, dhe tani ofron një sërë mundësish të reja për të parë lajmet e fundit dhe ato që janë paraqitur më parë.

Menyja e re ju lejon të shikoni risitë në lidhje me lojrat, freskimet e satusit, fotografitë, linqet dhe faqet, ndërsa ju lejon edhe të shtoni grupet tuaja, të shihni vetëm lajmet specifike për atë grup dhe shumëçka tjetër.

Freskimi i ri i këtij funksioni madje ju lejon edhe që të ndani lajmet që ju vijnë nga shokët nga ato që vijnë përmes faqeve zyrtare të lajmeve si CNN dhe Daily Beast. /Telegrafi/