Telegrafi

Facebook realizon 3.85 miliardë dollarë për tre muajt e fundit të 2014

Shitjet e rrjetit social për tremujorin e katërt të vitit të kaluar kanë arritur në 3.85 miliardë dollarë, duke i tejkaluar pritjet e analistëve të cilët sugjeronin se të njëjtat do të shkonin deri në 3.77 miliardë, raporton Bloomberg.

Të ardhurat neto u rritën në 701 milionë dollarë në tremujorin e katërt, krahasuar me 523 milionë dollarë sa ishin një vit më parë.

Shpenzimet e rrjetit social ishin 2.72 miliardë dollarë, apo 87 për qind më shumë nga një vit më parë. (Telegrafi)