Telegrafi

Facebook prezanton videot në 360 shkallë

Por është e qartë se rrjeti social po vazhdon të zhvillohet me kalimin e kohës. Disa nga ndryshimet e kompanisë kanë qenë shumë të mirëpritura dhe janë bërë të famshme, ndërsa disa të tjera nuk kanë sjellur edhe aq shumë përdorues, sa Facebook ka planifikuar.

Një nga këto eksperimente që Facebook filloi në shtator të këtij viti janë videot në 360-shkallë, të cilat janë prezantuar zyrtarisht nga sot.

Facebook ka njoftuar se funksioni i saj i ri me videot 360-shkallë sapo ka arritur në iOS në një përditësim i cili është shtyrë sot.

Kompania gjithashtu ka lansuar edhe një faqe të dedikuar për të ofruar këshilla dhe mënyra për krijimin e videove, po edhe të reklamave.

Në mesin e reklamuesve tashmë janë radhitur disa nga market kryesore në tregun amerikan. (Telegrafi)