Telegrafi

Facebook prezanton logon e re!

Logoja e re e Facebook nuk përfshin vijën e kaltër të zbehtë në fund të ikonës “F”. Gjithashtu, shkronja “F” është tërhequr më poshtë dhe është afruar kah fundi i prapavijës së kaltër.

Edhe pse logoja e re e rrjetit social ishte vërejtur në softuerin e ri Facebook Home, logoja e kompanisë ishte vërejtur në pjesën e faqes të dedikuar për media.

Aktualisht, logoja e re e Facebook ende nuk është paraqitur në të gjitha faqet, mirëpo e njëjta është azhurnuar në profiling zyrtar të Facebook në Twitter. / Telegrafi /