Telegrafi

Facebook prezanton faqen Stories!

Në muajin e parë të lansimit të faqes, storjet e publikuara janë nën temën e “përkujtimit”, ndërsa Facebook u mundëson përdoruesve të dërgojnë rrëfimet e tyre për çdo muaj.

Megjithatë, edhe përkundër faktit se rrëfimet e përdoruesve dërgohen tek rrjeti më i madh social në botë, i mbetet kësaj të fundit të vendos se cilat prej tyre do të prezantohen në faqen e saj.

Për çdo muaj, Facebook do të krijojë një infografikë bazuar në temën dhe rrëfimet e dërguara nga përdoruesit.

Zëdhënësi i kompanisë, Tucker Bounds ka thënë për ABC se “projekti ka filluar pasi Facebook ka vërejtur se një numër i madh i rrëfimeve ka ardhur në adresë të kompanisë, duke përfshirë edhe ato për të cilat jemi informuar në media”.  / Telegrafi /