Telegrafi

Facebook përgënjeshtron mediat: S’kemi humbur përdorues

Në komunikatën e publikuar në blogun e Facebook thuhet: “Për herë të parë dëgjojmë histori që flasin për një hubje të numërit të përdoruesve në disa rajone. Kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi shumë të lumtur me rrijen dhe me mënyrën se si njerëzit janë të lidhur me Facebook.”

Pak ditë më parë disa media njoftuan se Facebook kishte arritur në rreth 700 milion përdorues, ndërsa vetë Facebook ka publikuar shifrën zyrtare në të cilën thuhet se janë të paktën 687 milion.

Shtimi i përdoruesve kohët e fundit ka ardhur nga vende si India, Filipinet dhe Indonezia. /Telegrafi/