Sipas një raporti nga Ooyala, hendeku midis dy rrjeteve sociale ishte më i përhapur në Tajvan, Itali, dhe Australi, ndërsa thotë se Twitter ishte më e mirë në Japoni.
Gjetjet tjera të raportit të Ooyala përfshijnë edhe faktet si më poshtë:
- Përdoruesit e tabletëve kanë shikuar rreth 30 për qind më shumë, sesa ata të kompjuterëve personal.
- Kur bëhet fjalë për tabletët, iPad i Apple gjithsesi se ka dominuar, duke marrë rreth 97 për qind të gjitha videove të shikuara nga këto pajisje, ndërsa vetëm 3 për qind e videove janë shikuar nga pajisjet Android.
- Shikimi i përmbajtjes në video nga lidhjet e bëra në TV, është trefishuar në tremujorin e tretë të vitit, duke përfshirë këtu edhe lidhjen në konsola të lojërave.
Përfundimi i raportit të Ooyala thotë se është e dukshme që njerëzit gjithnjë e më shumë po shohin video online. Me fjalë të tjera, ne sot jetojmë në një kohë kur njerëzit e kanë ndryshuar mënyrën se si shohin TV, filma ose video përmbajtje. / Telegrafi /