Telegrafi

Facebook pajtohet me Gjermaninë

Autoritetet përgjegjëse për mbrojtje të dhënave nga Hamburgu kishin ngritur çështjen e problemit të Facebookut lidhur me karakteristikën Friend Finder e cila importon listat e kontakteve të përdoruesve në shërbime tjera për e-mail dhe u bën ftesa jopërdoruesve të Facebookut që t’i bashkohen faqes.

Sipas marrëveshjes së arritur, Facebook do t’u mundësojë jopërdoruesve të Facebookut të refuzojnë ftesat e mëtutjeshme. Atyre do t’u sqarohet se si është ardhur deri tek adresa e tyre dhe pse u është dërguar ftesa. /Telegrafi/