Telegrafi

Facebook OpenGraph Actions prezantohet nesër

Mirëpo, tani Facebook është duke u përgatitur për funksionin e ri të OpenGraph, Actions, i cili do t’i shtohet projektit të saj për ri-dizajnimin e rrjetit social, thuhet në All Things Digital.

Prezantimi i veçorive të reja nga Facebook mund të ndodh që në ditën e nesërme, ndërsa pritet që Facebook të zbulojë shërbimet e saj të reja të cilat janë aplikacione të krijuara nga zhvilluesit e jashtëm, të cilat do të mundësojnë edhe më shumë shpërndarje të përmbajtjes në faqe.

Facebook ka organizuar një ngjarje e cila do të mbahet nesër, ndërsa të gjithë presin që në këtë takim me gazetarët, rrjeti social do të ketë diçka interesante për të prezantuar në publik.

Gjithsesi, duhet të presim deri nesër, dhe më pas do të ju njoftojmë për risitë që do t’i sjell Facebook. / Telegrafi /