Telegrafi

Facebook, “offline” në Amerikën Latine

Një numër i konsiderueshëm i njerëzve në Twitter e kanë raportuar ndërprerjen, ndërsa postimet në rrjetin tjetër social vijnë nga vende të ndryshme anembanë rajonit, duke përfshirë Kolumbinë, El Salvadorin, Porto Rikon, Venezuelën dhe Uruguajin.



Përveç në Twitter, kjo ndërprerje e shërbimit është raportuar edhe në faqen  Downrightnow, e cila është e dedikuar për monitorimin e faqeve të mëdha.

Çuditërisht, lidhur me këtë ndërprerje nuk ka asnjë konfirmim nga Facebook.

Ndërsa, ajo që e bën këtë situatë mjaft zbavitëse, është fakti se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg është duke kaluar pushimet e tij vjetore në Amerikën Latine. / Telegrafi /