Telegrafi

Facebook nuk është më “cool”

Megjithatë, siç thuhet sipas një hulumtimi të ri mbi rrjetet sociale, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian , janë tani pikërisht ata që nuk janë më të interesuar ta përdorin Facebook-un.

Studiuesi Daniel Miller i University College në Londër thotë se të rinjtë e moshës 16 deri në 18 vjet në Britaninë e Madhe mendojnë se Facebook jo vetëm që është në rënie , por është praktikisht "i vdekur dhe i varrosur" , dhe madje për disa prej tyre është e pakëndshme kur atyre iu asociohet lidhja me Facebook.

Megjithatë, sipas studimit nuk bëhet fjalë për ndonjë reagim ndaj sulmeve të rrjetit social ndaj jetëve të tyre private apo mbledhjes së mundshme të informacionit në lidhje me përdoruesit. Thjeshtë, Facebook më nuk duket “cool” për të rinjtë.

Në raportin e tij, Miller shton se tani janë katër rival të rëndësishëm të cilët do ta marrin vëmendjen e Facebook – duke filluar prej konkurrentit të saj kryesor, Twitter apo shërbimeve tjera si Instagram , Snapchat dhe WhatsApp . / Telegrafi /