Telegrafi

Facebook në Kinë, pak më ndryshe?

“Ndoshta do të bllokojmë një pjesë të përmbajtjes në disa shtete, por jo edhe në të tjerat, ku një gjë e tillë, është e panevojshme” ka thënë lotuesi i Facebook, Adam Conner për Wall Street Journal.

Për momentin, qasja në Facebook është e ndaluar në Kinë. Më herët gjatë këtij muaji ishte thënë se Facebook do të lidhej me motorin lokal kinez të kërkimit në internet, për ta fituar mundësinë e depërtimit në këtë treg milionësh, mirëpo një mundësi e tillë ishte hedhur posht nga qeveria kineze.

Vitin e kaluar, drejtori dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg kishte vizituar Kinën bashkë me të dashurën e tij, Priscilla Chan. / Telegrafi /