Ndërprerja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe ka prekur përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, Azi, Evropë dhe Australi.
Shërbimi Instagram i Facebook-ut ka qenë po ashtu jashtë funskionit për kohë të shkurtër.
Facebook ka rreth 1.25 miliard përdorues në gjithë botën, ndërsa Instagram rreth 300 milionë.
Disa nga lexuesit e Telegrafi.com në Kosovë madje kanë raportuar se edhe ata vetë janë ndikuar nga rënia e rrjetit social Facebook, sepse qasja në aplikacionin e rrjetit social ka qenë e pamundur përkohësisht. (RadioEvropa e Lirë / Telegrafi)