Telegrafi

Facebook Music, online më 22 shtator?

Tani, këto të thëna me sa duket do të dalin të vërteta, pasi që janë shtuar zërat të cilët thonë se Facebook do ta lansojë shërbimin e saj të muzikës më 22 shtator.

Lidhur me shërbimin e ri të Facebook thuhej se është e lidhur edhe kompania Spotify, ndërsa tani edhe më shumë emra përfshihen si partner të Facebook; kompanitë si Rdio dhe MOG.

Megjithatë, ende nuk dihet se si të do të jetë shërbimi i ri i quajtur – Facebook Music. Disa thonë që Facebook do të ofrojë vetëm shërbimin e “streaming”, ndërsa zëra të tjerë deklarojnë se shërbimi i ri i rrjetit social, do të jetë një kombinim i shkarkimit të muzikës, dhe “streaming” që do të bëhet në kohë reale. / Telegrafi /