Site icon Telegrafi

Facebook mund t’ju bëjë të lumtur po aq shumë sa martesa apo fëmija

A jeni duke u ndjerë i/e mërzitur pasi që keni parë në Facebook njoftimin se ndonjëri nga miqtë është martuar apo ka bërë fëmijë?

Mos u stresoni. Nuk keni nevojë për atë që kanë ata! Ju keni Facebook!

Një studim i ri i kryer nga Universiteti Carnegie Mellon dhe Facebook sugjeron se shoqërimi me njerëzit në Facebook mund t’ju bëj po aq të lumtur sa martesa apo lindja e fëmijës, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë gjurmuar aktivitetet e 1,910 përdoruesve të Facebook-ut për tre muaj, duke vëzhguar se si e përdorin ata këtë sajt – komentet, statusat, pëlqimet e fotografive, postimi në kohështrirjen e njerëzve tjerë – dhe kanë kërkuar ata t’i nënshtrohen një ankete rreth disponimin dhe kënaqësisë së përgjithshme të jetës.

Ata kanë zbuluar se marrëdhëniet në Facebook i përmirësojnë ndjenjat e kënaqësisë dhe lumturisë, po aq shumë sa kurorëzimi apo shtatzënia.

Për të qenë më të qartë, vetëm të qenit në Facebook nuk do t’ju bëjë në mënyrë magjike të gëzuar.

Vëzhgimi apo pëlqimi i postimeve nuk kishte pasur ndonjë ndikim në lumtur – por vetëm shkrimi i postimeve të personalizuara dhe komentet me shokë.

Kjo do të thotë se nëse ia keni bërë “tag” një shoku në statusin e dikujt tjetër, e keni lënë një mesazh në kohështrirjen e tyre apo keni komentuar në ndonjë nga postimet e tyre, kjo ju ka bërë më të lumtur.

Hulumtuesit kanë cekur se gjashtëdhjetë komente duke komunikuar me shokët e ngushtë brenda muajit mjaftonin që ta përmirësonin mirëqenien psikologjike në të njëjtin nivel me ngjarjet e mëdha në jetë si martesa.

Prandaj, nëse shikoni me hidhërim postimet e gëzueshme të miqve në Facebook apo shikimi në mënyrë të fshehtë i profilit të ish të dashurës, nuk do t’ju bëj të lumtur.

Pra, përdorimi i Facebook për të komunikuar me shokët në mënyrë të duhur mund t’ju bëj të ndjeheni shumë mirë. Prandaj mos hezitoni dhe komentoni! /Telegrafi/

Exit mobile version