Telegrafi

Facebook Messages, për të gjithë

Muajin e kaluar, edhe një grup i njerëzve kanë pranuar versionin e ri të porosive të Facebook, ndërsa ky rrjet social ka thënë se së shpejti edhe pjesa tjetër e përdoruesve do të pranojnë ftesën për kalimin në platformën e re, e cila pritet të ndryshojë emailin, dhe formën e zakonshme të funksionimit të tij.

Njëri prej zëdhënsve të Facebook ka refuzuar të komentojë lidhur me pyetjet që i janë bërë me platformën e re të emailave.

Mirëpo, ata që ende nuk kanë kaluar në mesazhet e reja, Facebook thotë se kjo do të ndodhë “shumë shpejtë”. / Telegrafi /