Telegrafi

Facebook merr çmimin: “Mënyra më e mirë për të humbur kohën”

Ky trofe është marrë nga vetë themeluesi I këtij rrjeti, Mark Zuckerberg që u shpreh shumë i kënaqur për këtë vlerësim. Ndërkohë çmimin “kursyesi i kohës” e fitoi “Google Maps”, shërbimi që të tregon vendodhjen tënde por të tregon edhe hartën e rrugës.

Sa i përket çmimeve të tjera, portali “Sky Sports News” u vlerësua agjensia më e mirë e lajmeve sportive, “Adobe Photoshop” si programi i fotografisë më të mirë, “Skype” mori çmimin “Mënyra më e mirë për të kursyer paratë”, “Amazon” fitoi çmimin “Mënyra më e mirë e jetesës”, ndërsa “Angry Birds” u vlerësua me çmimin “Loja më e mirë”.

Çmimet “Appy” janë vlerësimet që shpërndahen në bazë të opsioneve më të mira që ofrojnë programet kompiuterike. Ato janë dhënë pas votimit të 30 mijë përdoruesve në të gjithë botën. / Telegrafi/