Telegrafi

Facebook me shërbim të ri për zbulimin e qyteteve të botës

Pasi të kërkoni për një qytezë ose qytet të veçantë, ju mund të zgjidhni ta zgjeroni hulumtimin tuaj për atë vend, sepse shërbimi i Facebook ju shfaq edhe restorante, hotele, bare, kafene, vende atraktive, muze dhe arte për të parë, si dhe argëtim, palestra, kinema, shkolla dhe universitete, teatro, supermarkete dhe monumente të ndryshme për atë vend.

Rezultatet e kërkimit tuaj janë renditur sipas vlerësimeve të përdoruesve, komentet e të cilëve shfaqen në ato vende, duke përfshirë edhe komentet dhe pëlqimet nga miqtë tuaj në rrjetin social. (Telegrafi)