Telegrafi

Facebook me projekt për ofrimin e internetit tek 5 miliardë njerëz

Projekti i nisur nga Facebook është quajtur Internet.org dhe do të nisë të mërkurën. Ai fokusohet në mundësimin e internetit për 5 miliardë njerëz të cilët aktualisht janë pa të, ka thënë Zuckerberg.

"Qëllimi i Internet.org është që të ofrojë qasje në internet për dy të tretat e botës të cilët nuk janë të lidhur ende në rrjet, dhe për të sjellë të njëjtat mundësi siç i ka sot njëra e treta e botës," tha më tej Zuckerberg.

Lojtarët e tjerë në projekt përfshijnë edhe emrat e kompanive të mëdha si; Ericsson, Mediatek, Nokia dhe Opera Softëare.
Partneriteti do të zhvillojë telefona të mençur me kosto më të ulët, cilësi më të lartë dhe të ofrojë qasje në internet edhe për komunitetet të cilat deri më sot kanë mbetur të pa shërbyera me rrjet, tha kreu i Facebook, raporton Reuters.

Në anën tjetër, Google në qershor të këtij viti kishte thënë se ka lëshuar një rrjet të vogël të balonëve në Hemisferën Jugore, në një eksperiment me të cilin ajo shpreson që të sjell qasje të mirë të internetit edhe tek rajonet më të largëta në botë.

Pilot projekti i Google i quajtur Project Loon në qershor është lëshuar në Zelandën e Re, përmes balonave që përdorin energjinë solare nga era e cila i lëviz balonat me një shpejtësi rreth dy herë më të madhe sesa aeroplanët. / Telegrafi